TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Janar 2024, 13:25

Roza Lati flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

Shkruar nga Pamfleti

Roza Lati flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

Gjatë një bisedë me banorët në BBVIP, Roza ka folur për marrëdhëniet dhe është ndalur tek lidhjet me personazhet publikë, duke treguar eksperiencën e saj.

Ajo është shprehur se nuk i pëlqen që partneri i saj të jetë një personazh publik, por të jetë një person serioz.

“Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik. Dua të jem unë star-i i shtëpisë! Nuk jam egoiste, por unë e di se çfarë lloj bote është kjo dhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansa e adhurues”, u shpreh Roza.

Duke folur për lidhjet me personazhet e njohur, Roza u ndal edhe tek lidhja e saj me Stinen, që ka qenë edhe romanca e saj e parë, dhe ka qenë shumë publike në atë kohë.

“Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm. Kam provuar anë të shëmtuara të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tri vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë”, ka rrëfyer ndër të tjera Roza.

Roza dhe Stine kanë treguar se pavarësisht se kanë pasur një lidhje dikur, sot ruajnë një raport shumë të mirë miqësor.

roza lati stine

Lini një Përgjigje