
Ronela Hajati i është përkushtuar punës dhe karrierës, megjithatë ajo është aktive në rrjetet sociale.
Story i saj i fundit ishte një deklaratë paksa ‘thumbuese’ për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’u drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.
“Në të gjithë botën, gjithë artistët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si artistikisht, si nga ana njerëzore. Më vjen keq të them që tek ne kjo ndodh në nota minimale, gati-gati inekzistente. Të qenit mendjemadh, fodull ndaj kolegëve nuk të bën kurrë më të suksesshëm. Të gjithë artistët jemi koshientë për ecurinë e këngëve tona dhe gjithë ‘fryrjeve’ që i bëni këngëve! Nuk fitoni asgjë, maksimumi një datë ekstra në Golem… Suksese këtë verë zogj!”- shkruan Ronela.

Më tej, në një tjetër postim në Instagram, ajo shkruan: “Suksese pafund këtë vit! Mos mendo për rezultate, mendo të shijosh eksperiencën më të veçantë që do kesh ndonjëherë! S’ta kemi frikën vokalisht. Root for Albania this year in Eurovision.

Lini një Përgjigje