
Robert Berisha, i cili u njoh fillimisht nga publiku i gjerë si bashkëshorti i Nora Istrefit, ndërsa më pas për emisionin me “fjalor të pistë”, teksa fliste për Big Brother Vip, tha se ka marrë ftesa në të dy edicionet.
Roberti aludoi se Arbana do të shkojë në “Klan Kosova”. Sipas asaj që artisti tha, me Arbanën është ndeshur shpesh herë korridoreve të televizionit në Kosovë.
“Zërat” që qarkullojnë lart e poshtë thonë se Arbana e kërkon një rikthim në ekran, por duket se tek Top-i do ta ketë të zorshme, për të mos thënë të pamundur.
Përsa i përket televizioneve të tjera, thuhet që nuk ka marrë ndonjë ofertë dhe as ka çuar ndonjë projekt. Suksesi që pati fillimisht me biznesin e ri, nisi të bjerë, duke qenë se moderatorja suksesin nuk e kishte tek tasat e kartonit me makarona, por tek imazhi televiziv, sidomos kur ishte prezantuese e një produksioni si Big Brother.
E meqë jemi këtu, duket se Ledion Liço po e prezanton me sukses, ndërsa banorët janë shumë të prirur për të debatuar. (Përjashto ndonjë bisedë “konstruktive” si ajo e brekëve të Eglës.)
Përsa i përket opinionistëve pastaj, të zë gjumi pa ardhur fare reklama. Kjo është mëse normale të ndodhë, kur Ori Nebiaj është aty vetëm sepse mbështetet nga Gysi i Doganave. E prirur për të treguar vetëm sa “e mirë, e ndershme dhe e paqtë është”, Oriela e ul aq shumë ritmin, sa ka bërë të sfumohet edhe Arbri, i cili për nga arsyetimi nuk ishte keq kur kishte në krah Zhaklin Lekatarin apo Balina Bodinakun. Gjithsesi, Big Brother Vip 3 shihet me qejf dhe ka super sukses edhe këtë vit. Fitoftë më i miri!/ Pamfleti
Lini një Përgjigje