
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.
Të ftuar babë e bir në studio, “S’e Luan Topi” riktheu në vëmendje rrëfimin e artistit Robert Dragoti për periudhën më të vështirë nga e kaluara, dhe të dy treguan të prekur fragmentet gjatë kohës që ishin në Greqi, ku janë terrorizuar nga policia vendase.
Roberti: Unë kam qenë në Shqipëri në koncert dhe më ndodhën dy ngjarje që shpëtova pa m’u thyer koka, njësoj siç iu bë një gazetari të BBC, që ishte në skenë me mua. Atij i shkuan në shtëpi, e masakruan. E gjetën dhe i bënë 62 fraktura. Mua jo, por më shkatërruan shtëpinë dhe Kristin e kanë masakruar, në kuptimin që e kanë terrorizuar. Ndërkohë unë isha këtu, i terrorizuar, ndodhi një gjë e rëndë në të dy lokacionet që isha unë…
Kristi: Tani po më vijnë fragmente, memorie shumë të copëtuara të vakët. Po më vijnë momente, nga mesazhet që dërgonin për presion. Ky rasti këtu në Greqi, përkatësisht në Pire, tani po i rikujtoj. Shumë e trazuar..
Lini një Përgjigje