
“Më Lër Të Flas” prezantoi puntatën e djeshme për herë të parë trailerin e serialit komedi-dramë “H.O.T 2”, por Ermal Mamaqi përmendi edhe Jonida Maliqin.
Teksa po tregonte për kastin e aktorëve, producenti përmendi Jonida Vokshin, e madje theksoi: ‘Vokshi, jo Maliqi’ duke përmendur emrin e këngëtares, ish-partneren e Romeo Veshajt.
Por kjo situatë nuk u mbyll me aq, pasi Donaldi përshëndeti live Jonida Maliqin, situatë që solli reagimin e Romeos, duke bërë që ta përshëndeste e madje edhe ta puthte nga ekrani, ndërkohë që Ermali dhe publiku nuk mbanin dot të qeshurat në studio.
Përpara kësaj bisede, në momentin që përfundoi transmetimi i trailerit të serialit, moderatori mbuloi fytyrën me duar. “Ajo muzika…”, u shpreh më tej Romeo Veshaj
Lini një Përgjigje