TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Nëntor 2023, 11:01

Një nga banorët më të preferuar, transgjinorja Edona James gati për t’u larguar: Jam lodhur

Shkruar nga Pamfleti

Një nga banorët më të preferuar, transgjinorja Edona James

Transgjinorja Edona James, një prej personazheve më të komentuar dhe më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një deklaratë të papritur.

Teksa po bisedonte me Bleron, Edona është shprehur se po mendon të largohet nga shtëpia, pasi siç shprehet ajo, nuk ka fuqi më.

Është Blero ai i cili po mundohet t’ia ndryshoj mendjen Edonës, e cila po shprehet goxha gati për këtë vendim.

Blero: Për çfarë je mërzit?

Edona: Për krejt. Kam mendimin të dal prej këtu.

Edona: E kam menduar edhe sot, është shumë për mua, nerva krejt. Pa fjet, pa krejt. As për cigare nuk po mendoj më, po mendoj ta lë krejt. Ta shoh tash. Jam lodhë.

Edona është kthyer në personazhet më të dashura dhe më të komentuara të këtij edicion, ku deri më tani në rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme ka rrëfyer për histori të ndryshme nga jeta private, si dhe është zgjedhur dy herë radhazi si e preferuar.

edona james e lodhur

Lini një Përgjigje