
Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani është bërë mjaft aktive e virale në rrjetet e saj sociale si Instagram, apo TikTok. Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e skuadrës së emisionit “E Diell”.
Një ndër arsyet se përse Renée është kaq virale, është prej karakterit të saj shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për situata të ndryshme që mund t’i ndodhin. Ajo u pyet se si e menaxhon faktin që tanimë është e njohur:
“Përsa i përket famës, mendoj që ka ato pluset dhe minuset e veta. Ka momente kur dal në club për shembull, janë të gjithë sytë tek unë. Normalisht që më shijon se jam rregulluar, po shkoj për atë gjë… Por kur je në përditshmërinë tënde që ti thjesht do të mbarosh ato punët e tua, më bezdis pak kjo pjesa që njerëzit të shohin…”
Lini një Përgjigje