
Historitë për Princeshën Diana dhe Princin Charles nuk shterojnë kurrë dhe gjithnjë ngjallin kureshtje tek masa, pasi po flasim për një grua që është një ikonë e përjetshme në shumë mënyra. Këtë herë platforma online historike prezantoi një dokument audio ku princesha e popullit rrëfen momentin e dhimbshëm kur kuptoi pabesinë e Princit Charles. Ajo shoqërohet me videon përkatëse, ku e shohim duke i dhënë lamtumirën bashkëshortit dhe më pas princit të kurorës teksa ai përgatitet për të udhëtuar:
“Mund të më keni parë duke qarë me një pallto të kuqe ndërsa ai po bëhej gati të ngrihej në aeroplanin e tij. Pak më parë kishte ndodhur gjëja më e tmerrshme. Isha në zyrën e tij dhe po flisnim për udhëtimin e tij. Zilja e telefonit. Ishte Camilla. Kështu që mendova, a duhet të jem e sjellshme, apo thjesht të ulem këtu? Vendosa të jem e sjellshme dhe i lashë vetëm. Kjo ma theu zemrën.’
Kujtojmë se natën kur u transmetua intervista televizive e Charles, ku princi pranoi se Diana e kishte tradhtuar, ajo veshi një fustan kokteji ikonik, i cili hyri në histori si “Fustani i Hakmarrjes”. Madje mban firmën e stilistet greke: Christina Stambolian, e cila u vlerësua jo vetëm për famën ndërkombëtare, por edhe për veshjen e Princeshës së Uellsit.
View this post on Instagram

Lini një Përgjigje