
Një ngjarje e bujshme për shoëbizin shqiptar ishte dasma e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila u martua mbrëmjen e kaluar në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por ndërsa Dafina kremtonte momentin e saj të veçantë, një tjetër surprizë vinte nga ish-i i saj i famshëm, Dj Geek.
Në një postim në Instagram Story, Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur spekulime se mund të bëhet fjalë për partneren e tij të re.
Fotografia ka ngjallur kureshtje të madhe dhe ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, pasi të gjithë pyesin nëse kjo është një formë e “hakmarrjes” së tij në ditën e dasmës së ish-të dashurës.
Kujtojmë Dj Geek dhe Dafina kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe publike në të shkuarën, ndaj ky postim është interpretuar si një deklaratë nga ana e tij.
Dj.Geek ka arsye që të jetë i mërzitur me Dafin, pasi kjo e fundit për datëlindje i bleu një motor, ndërsa bashkëshortit të saj, para se të fitonte këtë status, i bleu një makinë Ferrari.

Lini një Përgjigje