TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Tetor 2024, 10:21

“Nuk kam bërë debat”, Olsa Muhameti i përgjigjet Einxhel Shkirës: Kur kujton se gënjen të tjerët

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam bërë debat”, Olsa Muhameti i përgjigjet

Në vend të Heidi Bacit, tek emisioni ‘Goca dhe Gra’ u ul Einxhel Shkira. Kjo e fundit ishte pretendente për të qenë opinioniste e Big Brother Kosova, në krah të Milaim Zekës.

Por pikërisht kur dukej se gjithçka ishte ‘kopsitur’, pikërisht një javë para nisjes së shfaqjes reality, Einxhel debaton me autoren e programit, Olsa Muhameti dhe largohet nga produksioni.

Lidhur me këtë, vetë protagonistja Shkira është shprehur në ‘Goca dhe Gra’ se nuk ka patur asnjë lloj debati, se pagesa nuk ka qenë problem dhe se ishte detyruar të vihej nën presion për të kënaqur të tjerët dhe jo veten. Duke lënë të nënkuptuar se Einxhel kishte zgjedhur të largohej dhe nuk e kishte larguar askush.

Por protagonistja tjetër e kësaj historie, Olsa Muhameti ka reaguar me një story në Instagramin e saj, duke shkruar pak minuta pas deklaratës së Einxhelit se: “Kur kujton se po gënjen të tjerët, por në fakt gënjen veten”, duke konfirmuar që debati ka ekzistuar, që ç’ke me të dhe kapriçove të Einxhelit, Olsa u ka dhënë fund, duke e përjashtuar nga programi. /Pamfleti

“Nuk kam bërë debat”, Olsa Muhameti i përgjigjet

olsa muhameti pergjigje einxhel shkira

Lini një Përgjigje