TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Tetor 2024, 09:51

Nëse je një hacker, mund të fitosh një milion dollarë nga Apple; do e provoje?

Shkruar nga Pamfleti

Nëse je një hacker, mund të fitosh një milion dollarë

Kompania amerikane e teknologjisë Apple është e gatshme të shpenzojë shuma të mëdha parash. Dhe kjo në këmbim të sigurisë kibernetike.

Konkretisht, Apple, ka ofruar 1 milion Dollarë për këdo që mund të hakerojë inteligjencën artificiale të krijuar prej Apple, e njohur si “Apple Intelligence”.

Kompania amerikane është shprehur se kushdo është i lirë sulmojë kibernetikisht këtë program të sajin nëse do të arrijë të thyejë sigurinë. Cilido që ia arrin, do të përfitojë 1 milion dollarë.

Ndërsa Apple do të mësojë pikën e dobët në sistemin e vet të sigurisë, duke patur mundësi ta përforcojë më shumë.

hacker apple

Lini një Përgjigje