TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Qershor 2023, 10:20

Qëlloi me telefon Bebe Rexhën, i arrestuari shokon me deklaratën: Ishte gallatë

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me telefon Bebe Rexhën, i arrestuari shokon me deklaratën:

‘Do ishte gallatë’- kjo është një pjesë e dëshmisë së fansit të akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës teksa ajo performonte në një koncert në Manhattan.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte gallatë,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.

27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë. Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në spital, ku qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.

Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, ishte gati të mbyllte turneu e saj ‘Best F’n Night Of My Life’ në New York kur ndodhi incidenti. Ajo pritet të performojë edhe në The Fillmore në Filadelfia.

 

bebe rexha deshmi i arrestuari

Lini një Përgjigje