TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Qershor 2023, 17:02

Goditi me telefon në fytyrë Bebe Rexhen, arrestohet 27-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me telefon në fytyrë Bebe Rexhen, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi me telefon në fytyrë Bebe Rexhen gjatë koncertit të saj në New York City.

Këngëtarja ishte duke performuar në The Rooftop në Pier 17 kur ndodhi incidenti, ndërsa ra në gjunjë nga dhimbja.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut konfirmoi për The Mirror se Nicolas Malvagna është arrestuar dhe akuzohet për sulm.

“Të dielën e datës 18 qershor 2023 rreth orës 2200, policia u njoftua për një sulm të ndodhur në Pier 17. Nga hetimet paraprake në vendngjarje u konstatua se një 27-vjeçar ka hedhur me dashje celularin ndaj një performueseje 33-vjeçare në skenë, duke e goditur në fytyrë. Individi u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin e Parë për përpunimin e arrestit. Artistja u dërgua në një spital të zonës në gjendje të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë.

Ngjarja u filmua në kamera dhe u shpërnda në Twitter nga një tjetër pjesëmarrës i koncertit. Në klip shiheshin fansat duke paralajmëruar sigurinë për njeriun që hodhi telefonin. Më pas ai u nxor nga turma, ndërsa Bebe Rexha u ndihmua nga anëtarët e ekipit të prapaskenës.

Në një postim në Twitter, Pop Base tha se këngëtarja “duhej të bënte tre qepje” pasi u godit në kokë nga telefoni. Fansat e saj dolën në rrjetet sociale për t’i uruar shërim të shpejt, me një person që shkroi në Twitter: “Vajzë e mjerë, personi duhet të shkojë në burg për këtë”. Një tjetër tha: “Pse ia bëni këtë Bebe Rexhës ?” ndërsa një person i tretë thjesht shtoi: “ E turpshme”.

 

bebe rexha telefon arrestim

Lini një Përgjigje