TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Qershor 2023, 11:25

Miss Bjellorusia: Shqiptarët janë parazitë, nuk duan punë

Shkruar nga Pamfleti

Miss Bjellorusia: Shqiptarët janë parazitë, nuk duan punë

Fituesja e “Miss Globe Bjellorusia”, Ekaterina, e cila këtë sezon është pjesë e rubrikës “She’s on Top”, foli sa i takon eksperiencës së saj në Shqipëri dhe përshtypja që i kanë lënë të rinjtë.

Ajo tha se kur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri është shokuar paksa, pasi sipas saj, këtu njerëzit janë pak parazitë dhe rrinë shumë në kafe, nuk duan punë.

“Në Bjellorusi njerëzit vdesin për punë. Punë, punë, punë dhe ka vetëm 1 ditë për pushim ose maksimumi 2 ditë. Këtu janë parazitë dhe është një problem shumë i madh. Jo vetëm të rinjtë, por edhe të rriturit”, tha ajo.

Ekaterina nuk është emër i panjohur pasi mbi dy vite më parë ajo u bë pjesë e portaleve si e dashura bjelloruse e gazetarit Klinton Zeqirajt. Madje ky i fundit publikon shpesh në rrjete sociale situata gazmore mes bashkëshortes dhe nënës së tij që duket se kanë raport shumë të mirë bashkë.

Miss Bjellorusia: Shqiptarët janë parazitë, nuk duan punë Miss Bjellorusia: Shqiptarët janë parazitë, nuk duan punë Miss Bjellorusia: Shqiptarët janë parazitë, nuk duan punë

miss bjellorusia shqiptaret parazite

Lini një Përgjigje