
Olsa Muhameti në një intervistë për “Mos i bjer me Top”, ka shuar shumë pikëpyetje. E ftuar për të ndarë më shumë detaje rreth “Kepit të Vipave” ajo foli edhe në lidhje me Kiarën dhe se si ka qenë bashkëpunimi me të, por ‘mikpritësit’ e ngacmuan për Borën.
Erjola Doçi: Pse zgjodhe Kiarën që të jetë moderatorja e “Kepit”?
Olsa Muhameti: Mendoj se Kiara është një gocë e re, që ka qenë pjesë e Top Channel, e do shumë mendoj punën që bën. Nga ana tjetër mendoj është personazh i freskët, që i shkon “Kepit të Vipave”, është aktualisht një nga personazhet më të rëndësishme në showbiz dhe pse jo, mos të ishte pjesë e Kepit.
Ronaldo Sharka: Ndihet një “luftë” mes Kiarës dhe Borës, si ndihesh që njërën e ke në një anë, e tjetrën në një anë tjetër?
Olsa Muhameti: Unë nuk futem te kjo pjesë, nuk komentoj as Big-un e as showbiz-in-, tha Olsa duke e bërë fare të qartë me përgjigjen se mes vajzave ekziston xhelozia profesionale.
Lini një Përgjigje