
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka reaguar pasi u godit në fytyrë nga një telefon i hedhur nga një pjesëmarrës në koncertin ku po performonte.
Në një postim në rrjete sociale pas ngjarjes, Bebe shfaqet me syrin e nxirë dhe me tre qepje në vetull.
“Jam mirë”, shkruan ajo, ndërsa në foto duket vetulla e çarë dhe e qepur dhe syri i nxirë nga goditja e fortë.
Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit.


Këngëtarja e muzikës pop Rexha po përfundonte koncertin në Nju Jork të turneut të saj aktual në SHBA kur dikush nga turma i hodhi asaj telefonin. Telefoni e goditi Rexhën në anën e kokës.
Ajo shtrëngon menjëherë kokën, largohet nga turma dhe bie në gjunjë ndërsa anëtarët e ekipit të saj nxitojnë nga ana e skenës për ta ndihmuar.
Gjithashtu në rrjete sociale është publikuar edhe një video, ku njëri prej rojeve merr djalin që qëlloi këngëtaren, edhe pse nuk dihet nëse është ai dhe ende nuk ka një arsye pse u hodh telefoni në fytyrë.
Bebe Rexha’s mother reveals that she had to get three stitches after someone in the audience threw a phone at her head during her concert. pic.twitter.com/6QjnlaIM5d
— Pop Base (@PopBase) June 19, 2023
Lini një Përgjigje