
Gjesti, Danja e Rozana u përpoqën të përdorin Instagramin pasditen e djeshme, nëpërmjet ekranit të madh, i cili shërben për promocionet. Danja dhe Rozana u përpoqën të ndalojnë Gjestin, i cili ‘përveshi’ mëngët për të parë se ç’bëhej në ‘botën jashtë’, por banori nuk i dëgjoi, derisa erdhi vërejtja nga Vëllai i Madh.
Në një video të publikuar në rrjet vërehet qartazi momenti kur banorët vijojnë të komentojnë mes tyre rreth Instagramit.
Nga produksioni erdhi qortimi, por Gjesti nuk ndalonte ndërsa Danja dhe Rozi përpiqeshin ta çonin Instagramin në faqen fillestare. Atëherë u dëgjua zëri: Të gjithë jashtë!
Me të dalë nga dhoma, Gjesti nisi t’u shpjegojë banorëve të tjerë situatën, por duke e tepruar disi.
Lini një Përgjigje