
U bë thuajse 2 vjet nga ndarja e Sarës me Ledrin, pas disa vitesh lidhje, martesë dhe një fëmije, të quajtur Blue Poeme.
Blogerja ka publikuar shpesh foto nga jeta e saj dhe më të fundit, ishin fotot që tregonin zmadhimin e gjoksit.
Gjithsesi, edhe pse nuk ishte shfaqur në shoqërinë e ndonjë djali, duket se nga Sara kemi të reja, përsa i përket jetës private.
Bëhet me dije se kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet shoqërore të Tiranës.
Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmenëve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.
Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre.
Por ajo që dihet me siguri është fakti se Sara dhe djaloshi janë parë së bashku.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, blogerja pranoi se ishte ende e dashuruar me Ledrin, dhe se nuk ishte gati për një raport sentimental.
Lini një Përgjigje