TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Mars 2025, 11:24

Sherr për një mashkull? Dalin pamjet e debatit mes Rozit dhe Rezarta Shkurtës

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për një mashkull? Dalin pamjet e debatit mes Rozit dhe Rezarta

Në Prime-n e mbrëmshëm, Kelly i përmendi Rozanës një sherr të ndodhur vite më parë mes këngëtares dhe Rezarta Shkurtës. Sherr që nisi në një reality show dhe përfundoi me përplasje fizike jashtë asaj shtëpie. Kelly i tha Rozanës se kishte parë pamjet e sherrit të saj me Rezartën në rrjetet sociale, gjë që e revoltoi menjëherë këngëtaren.

Ajo e kundërshtoi ashpër, duke i thënë se ai e kishte gabim dhe se konflikti nuk kishte ndodhur brenda spektaklit, por jashtë tij.

Rozana sqaroi se sherri mes saj dhe Rezartës kishte shkuar deri në gjykatë, ku ajo u shpall e pafajshme. Përplasja mes dy ish-mikeshave ka qenë një nga temat më të përfolura të viteve të kaluara në shoëbiz-in shqiptar.

Ndërkohë, pas debatit të djeshëm, në rrjet kanë qarkulluar sërish pamjet e konfliktit të asokohe, duke ndezur diskutime të reja për ngjarjen që prej kohësh ishte lënë në harresë.

Pas sherrit të ndodhur në reality në Kosovë “Vip Shpia”, dy vajzat janë kapur për flokësh në makinën e Rezartës, ku i pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Sipas deponimit në Polici, Rezarta ka thënë se Rozi i ngacmoi partnerin, gjë që kjo e fundit e mohoi me forcë.

 

rozana radi rezarta shkurta sherri

Lini një Përgjigje