TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Janar 2025, 12:59

Prezantuesja e njohur amerikane: I dashuroj shqiptarët, janë punonjës të mrekullueshëm (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Prezantuesja e njohur amerikane: I dashuroj shqiptarët, janë

Prezantuesja amerikane Bethenny Frankel, ka publikuar një video dedikuar shqiptarëve. Ajo shprehet se ka një përshtypje të mirë për shqiptarët e madje thotë se ka marrdhënie pune me 12 shqiptarë dhe të gjithë sipas saj, janë punëtorë dhe të mrekullueshëm.

“Ky është një postim i rastësishëm për shqiptarët. Për disa arsye unë jam gjithmonë e tërhequr, e lidhur dhe duke punuar me shqiptarët. Nuk mund ta shpjegoj këtë, nuk e kuptoj. Sa herë që gjej dikë që më pëlqen shumë të punoj me të, ka ndodhur të jetë shqiptar. Unë literalisht kam marrëdhënie pune me 12 shqiptarë dhe kjo është gjithmonë një surprizë. Edhe sot, dikush që kemi punësuar që ishte i shkëlqyeshëm, rezultoi të ishte shqiptar. Të gjithë me të cilët punoj janë shqiptarë, larësi im i tapetve, make up artisti im, të gjithë janë shqiptarë. Kështu që unë mund të jem shqiptare ose nuk e di”,- shprehet Bethenny.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bethenny Frankel (@bethennyfrankel)

bethenny frankel shqiptaret

Lini një Përgjigje