TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Korrik 2024, 11:10

Plane për martesë? Alesia Bami nuk fshihet më!

Shkruar nga Pamfleti

 

Plane për martesë? Alesia Bami nuk fshihet më!

Këngëtarja Era Rusi, në një intervistë ballë për ballë me Alesia Bamin, vuri në siklet moderatoren, duke i drejtuar pyetjen nëse do të martohet së shpejti.

Alesia: Cili është futbollisti që i ke kënduar në dasmë?

Era: Askujt, por kombëtarja ka ardhur disa herë në clubin ku këndoja

Alesia: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në Live?

Era: Një në një festival ku nisi kënga dhe mu shkëput kufja, deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë.

Alesia: Sa para merr nëpër dasma?

Era: Do martohesh ti?

Alesia: Ku i dihet, ndoshta

Era: Ty do të vij pa lekë

Alesia: A do të jesh pjesë e Big Brother VIP 4?

Era: Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam

Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?

Era: Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime.

Lini një Përgjigje