TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Korrik 2024, 08:07

"Turp të kesh që ma shan", Gjermania “fut në sherr” dy aktorët në emision

Shkruar nga Pamfleti
"Turp të kesh që ma shan", Gjermania “fut në
Rezart Veleshnja dhe Gentian Zenelaj

Kritikat e Gentian Zenelajt për Gjermaninë në Euro 2024 kanë sjellë disa përplasje në studion e “Kampionët”.

Aktori Rezart Veleshnja iu kundërpërgjigj menjëherë kolegut që i shau skuadrën e zemrës.

Gentian Zenelaj: Gjermani e vakët, s’ka akoma shkëndija të forta! Sulmi ishte sulm, goli realizohej. Tani me gabime trashanike në mbrojtje.

-E ke parë më serioz se kaq Gentin ndonjëherë?

Gentian Zenelaj: Nëse bëni pyetje serioze, përgjigjie serioze do keni…

Rezart Veleshnja: Turp të kesh! Unë jam me Gjermaninë, dhe ti të më shash mua Gjermaninë.

Gentian Zenelaj: Gjermaninë tënde?!

Rezart Veleshnja: Gjermaninë time! E imja ajo, se ne e kemi zakon që t’i ndajmë. Ne dhe në kafe kur ulemi shohim një grup gocash, njëri thotë ej shihe çik atë bjonden time. Po ajo brunja ime sa e mirë është! Ndërkohë ato janë të martuara, po këto i kanë bërë të vetat. Bëj shaka o burrë se jam me Hollandën.

gjermani-spanjë

Lini një Përgjigje