TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Janar 2026, 14:35

“Pervers!”, Land Hysa: Bashkëshortja e Mirit ishte gati t'i kundërpërgjigjej babait të Selin

Shkruar nga Pamfleti

“Pervers!”, Land Hysa: Bashkëshortja e Mirit ishte gati

Landi Hysa, shoku më i ngushtë i Mirit, ka folur së fundmi për rrugëtimin e këngëtarit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Landi ka ndarë detaje jo vetëm për përjetimet e Mirit, por edhe për reagimet e familjes së tij jashtë shtëpisë.

Gjatë intervistës, Hysa u ndal veçanërisht te deklaratat e bëra nga babai i Selin, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar shqetësim tek bashkëshortja e Mirit. Ai tha se reagimi i saj ishte i natyrshëm, por theksoi se një kundër-reagim publik nuk do t’i bënte mirë situatës dhe do të sillte vetëm përshkallëzim të mëtejshëm.

“Ka pasur një reagim nga i cili ka ardhur shqetësim, por një kundër-reagim nuk do i bënte mirë asnjë situate. ‘Big Brother VIP’ është si rakia, kush nuk e mban dot, nuk duhet t’i futet, nuk duhet ta ndjekë. Unë po e mbaj, është i rëndë, por po e shijoj. Njësoj edhe familja e Mirit”, është shprehur Landi Hysa.

Ai shtoi se reagimi fillestar ka ardhur pikërisht nga bashkëshortja e Mirit, të cilën ai e ka këshilluar të tregojë përmbajtje, megjithëse, sipas tij, nuk ka tentuar ta ndalojë. “Unë e kam këshilluar, por nuk e kam ndaluar t’i kundërpërgjigjet të atit të Selin. Ky reagim u shua në më pak se 24 orë. Nëse do të kishte pasur një kundër-reagim tjetër, situata do të zmadhohej dhe do të përshkallëzohej”, ka theksuar ai.

Në përfundim, Landi Hysa la të kuptohet se familja e Mirit po përpiqet ta përballojë situatën me qetësi dhe maturi, duke shmangur përplasjet publike, ndërsa Mirin e përshkroi si të përgatitur për presionin dhe sfidat që sjell një format si “Big Brother VIP”. 

land hysa bashkeshortja miri

Lini një Përgjigje