
Edhe pse tashmë të gjithë presin që puthjet e para në buzë brenda BBV3 të jenë nga banorët që janë duke flirtuar me njëri-tjetrin, duket se këtë edicion është ndryshe. Pas Merit dhe Meritonit, të cilët shkëmbyen një puthje në buzë gjatë prime-it për shkak të një basti, dy banorë të tjerë kanë shkëmbyer një puthje. Egla dhe Graciano në fund të performancës së tyre të kërcimit kishin planifikuar një puthje të inskenuar.
Meri është tashmë një nga baoret më të spikatura këtë edicion për shkak të situatave të ndryshme që krijon dhe arrin të marrë shumë vëmendjen, si për sherret me vajzat, kërcimet sensuale me djemtë, batutat dhe mimikat e saj etj. Së fundmi një kërcim mjaft sensual mes Merit dhe Gazit ka ‘ndezur’ shtëpinë, ku të gjithë mezi e prisnin një performancë nga ata të dy.
Lini një Përgjigje