TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Prill 2026, 14:47

Opinionist në Ferma VIP, Ermal Mamaqi habit me deklaratën: Kam ka menduar të hyj në BBVIP!

Shkruar nga Pamfleti
Opinionist në Ferma VIP, Ermal Mamaqi habit me deklaratën: Kam ka
Ermal Mamaqi, Arbana Osmani dhe Ledion Liço

Ermal Mamaqi, një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar dhe aktualisht opinionist në reality show-n “Ferma VIP”, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”.

I ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, gjatë një interviste me moderatoren Erjona Rusi, ai u pyet nëse e ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri si banor.

Mamaqi u shpreh se kjo ide i ka shkuar shpesh në mendje, madje e ka konsideruar seriozisht dhe me dëshirë.

Megjithatë, ai theksoi se nuk e ka ndërmarrë këtë hap për shkak të vështirësisë që paraqet një eksperiencë e tillë. Sipas tij, izolimi dhe presioni i formatit e bëjnë “Big Brother VIP” një nga sfidat më të forta që mund të përballet një person.

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Fare morracaku qe e shet veten per kushedi se cfare!

    Lini një Përgjigje