TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2023, 11:31

Olta Gixhari vendosi këngën e Luana Vjollcës live në televizion, reagimi i Bora Zemanit nuk duhet humbur 

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari vendosi këngën e Luana Vjollcës live në
Mbrëmjen e djeshme Graciano Tagani ka kërcyer bashkë me Atalanta Kërçykun në ritmet e këngës Gasolina. Ndonëse teksa jepnin komentet juria, Olta Gixhari ka thënë: Po pse nuk e keni bërë me këngën Benzina ju, kemi këngët tona të bukura shqiptare.

Nuk ka ngurruar dhe Olta ka vendosur live nga telefoni këngën e Luana Vjollcës Benzina duke thënë se është këngë shumë e bukur e mbase balerinët nuk hulumtojnë aq sa duhet për të gjetur këngët. Teksa në skenë ka rënë qetësia, Bora i ka premtuar Oltës se javën tjetër do të ketë këngë shqiptare.

Rikujtojmë se Luana u largua nga Top Channel pas 15 vitesh duke u bashkuar televizionit Klan me programet Zemër Luana dhe Love Island Albania.

Lini një Përgjigje