TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Nëntor 2023, 11:23

21-vjeçarja shqiptare zgjidhet një nga më të bukurat e Miss Grand International

Shkruar nga Pamfleti

21-vjeçarja shqiptare zgjidhet një nga më të bukurat e

Anxhela Tanuzi, 21 vjeçarja nga Kruja  e cila triumfoi në Miss Grand Albania, ka mahnitur  me bukurinë e saj në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë.

Ajo ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Miss Grand International.

E veshur me ngjyrat kuq e zi, ajo vodhi zemrat e teleshikuesve në spektaklin gjigant të bukurisë, duke u përzgjedhur si 1 ndër 25 fytyrat më të bukura në botë, nga 100 vende pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Spektakli i bukurisë u mbajt në Vietnam muajin e kaluar, duke u finalizuar në finalen e madhe në 26 Tetor, atje ku debutuan të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

21-vjeçarja shqiptare zgjidhet një nga më të bukurat e 21-vjeçarja shqiptare zgjidhet një nga më të bukurat e

anxhela tanuzi miss grand international

Lini një Përgjigje