TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2023, 07:30

Kualifikimi në Euro2024, vajza e Sylvinhos shpërthen në lot për Shqipërinë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikimi në Euro2024, vajza e Sylvinhos shpërthen në lot

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë përfundoi në barazim, por i dha kombëtares sonë një biletë për në Euro 2024.

Ndoshta një sukses i tillë nuk mund të arrihej pa kontributin e trajnerit brazilian Sylvinho. Ky i fundit festoi pa fund për arritjen.

Bashkë me të gjithë shqiptarët ka festuar edhe familja e tij. Vajza e tij, Tati nuk i ka fshehur emocionet në postimet në rrjetet sociale. Në një bashkëbisedim në Whatsapp, ajo shihet e përlotur.

“Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si e ka përjetuar kualifikimin e kombëtares sonë, por sigurisht edhe arritjen e babait të saj.

Familja e Sylvinho jeton në Spanjë ndërsa trajneri ka zgjedhur që të qëndrojë në Tiranë për t’iu përkushtuar punës së tij.

Kualifikimi në Euro2024, vajza e Sylvinhos shpërthen në lotKualifikimi në Euro2024, vajza e Sylvinhos shpërthen në lotKualifikimi në Euro2024, vajza e Sylvinhos shpërthen në lot

vajza e sylvinhos euro2024

Lini një Përgjigje