TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Shkurt 2024, 15:24

Ols Bylykut nuk i “del e keqja” me produksionin e Big Brother, hedh një tjetër “kunjë” për Ledionin

Shkruar nga Pamfleti

Ols Bylykut nuk i “del e keqja” me produksionin e Big Brother, hedh

Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku foli gjërë e gjatë pas aludimeve që ngriti eleminimi i tij i papritur nga “Big Brother Vip”.

Me anë të një postimi në Instagram ai ironizoi autorët e “BBV” dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre.

Aktori i humorit u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vet, përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.

Mirëpo teksa ky reagim i Olsit u përkrah nga një pjesë e publikut, kishte edhe të tjerë që e komentuan negativisht.

Për këta të fundit aktori bëri një tjetër reagim ndërkohë që nuk e kurseu një kunjë për moderimin e Ledion Liços, që është komentuar kaq shumë këtë sezon.

“Bëjini pak screenshoot profileve që kanë komentuar negativisht tek posti im se janë po të njëjtit në faqet e tjera që komentojnë "moderimi BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër."

Ols Bylykut nuk i “del e keqja” me produksionin e Big Brother, hedh

ols bylyku kunja ledion lico

Lini një Përgjigje