
Moderatoja Kiara Tito është kthyer tashmë në një ndër kundërshtaret më të forta të aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit po bën ç’mos që ta nxjerrë atë nga shtëpia.
Ndonëse e nxori në nominim me Luizin dhe Bledin, Kiara nuk doli nga shtëpia pasi Bledi zgjodhi të largohet ai që ta lërë çiftin edhe më shumë në shtëpi.
Kjo ishte tentative e parë e dështuar e Oltës, për të nxjerrë Kiarën nga shtëpia. Aktorja ia ka shprehur hapur moderatores që dëshiron që ajo të jetë jashtë shtëpisë së BBVIP.
Pikërisht për shkak të këtij mospëlqimi, ngacmimet e Oltës kundrejt Kiarës nuk janë kursyer. Teksa ishin në kuzhinë, Olta duke folur me shaka i tha Luizit nëse ai do shkojë kollovar te shtëpia e Kiarës.
Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës, e cila e cilësoi ndërhyrjen e Oltës si të pavend dhe se çfarë bën ajo me Luizin nuk është aspak problemi i saj.
Olta u shpreh se nuk e kishte me tendencë atë që tha dhe se fjala “kollovar” nuk është e keqe. Kiara u acarua dhe i tha Oltës të mos përfshihet në gjërat mes saj dhe Luizit.
Lini një Përgjigje