TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2023, 11:54

Kiara i kërkon Luizit të heqë bluzën e Kejvinës, modelja: Po kur merrje gjërat e mia, të pëlqenin?

Shkruar nga Pamfleti

Kiara i kërkon Luizit të heqë bluzën e Kejvinës,

Kejvina ka thumbuar ashpër Kiarën pas votimit të saj si lidere shtëpie nga banorët e Big Brother Vip Albania. Kjo, pasi Kiara i kërkoi Luizit të hiqte bluzën e Kejvinës, me fjalët: Hiqe atë bluze se ma shpife.

Ajo ka postuar një video të Kiarës, duke ironizuar sjelljen e saj brenda shtëpisë.

“Ti po, je punëtore e madhe, e mban mend Kiarën gjithë ditën pastron tavolinën, dërgo pjatën te lavamani laj e shplaj, sistemo krevatin etj, etj, s’e ngrinte kokën një herë e shkreta veç duke pastruar…e kishte shumë problem pisllëkun. Është punëtore, s’kemi ça të themi, atë që e ka e ka, fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin….”, shkruan Kejvina.

Më vonë gjatë pasdites së djeshme, Kiara kritikoi Luizin për një bluzë që mbante veshur, duke i kërkuar ta hiqte. Luizi i tha se e mban herë pas here, pasi e ka dhuratë nga Kejvina.

“Në kohë reale, eh moj Kiara butulose por kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin?”, ka shkruar Kejvina.

Kiara i kërkon Luizit të heqë bluzën e Kejvinës, Kiara i kërkon Luizit të heqë bluzën e Kejvinës,

kejvina kiara

Lini një Përgjigje