TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2023, 11:05

‘Big Brother është një tualet publik’, Robert Aliaj reagon pas hyrjes në shtëpi të Sabianit

Shkruar nga Pamfleti

‘Big Brother është një tualet publik’, Robert Aliaj

Hyrja e Sabianit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka krijuar shumë polemika. Prezenca e një babai në mes të një çifti të ri, është komentuar në rrjet, ku disa i japin të drejtë Sabit e të tjerë jo. Duke qenë se babai i Keisit është aty, pyetja lind: po babai i Kristit, do bëhet pjesë?

Robert Aliaj e ka mohuar kategorikisht pjesmarrjen.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, është shprehur artisti i njohur në një lidhje ‘live’ në rrjetet sociale.

“Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti duke thumbuar në këtë mënyrë edhe Sabianin.

Ky reagim i Bertit vjen fiks një ditë pasi Sabiani është bërë pjesë e Big Brother duke i dalë në mbrojtje vajzës së tij Keisit, pasi sipas tij Kristi po bën lojë të dyfishtë.

robert aliaj bbv tualet publik

Lini një Përgjigje