TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Mars 2023, 09:27

Shoqe me Beniadën dhe fiksimi i Berlusconit, kush është Jori Delli?

Shkruar nga Pamfleti
Shoqe me Beniadën dhe fiksimi i Berlusconit, kush është Jori

Jori Delli është banorja, e cila u bë pjesë mbrëmjen e së shtunës në “Big Brother VIP Albania”. Modelja dhe moderatorja 28-vjeçare është shumë e njohur në botën e sportit në Itali, pasi është një nga fytyrat e Sportitalia.

Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.

Delli është shqiptarja e cila ka lënë pa fjalë Berlusconin. Ish kryeministri italian ka telefonuar drejtorin dhe i ka thënë ta lejojë të përshëndesë shqiptaren.

“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”- mësohet se ka thënë Berlusconi.

Jori ka studiuar për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos por pasioni për sportin, ka bërë të ndryshojë karrierë.

Jori është shoqe e Beniadës dhe pak kohë më parë në një intervistë, është shprehur se do t’i pëlqente të hynte në Big Brother dhe të ishte aty brenda Butrint Imeri.

Këngëtarin e përmendi edhe përballë Kiarës, e cila ka qënë ish-partnerja e tij, duke thënë se nuk ka më Butrint, vetëm Maestro dhe Luiz.

 

jori delli

Lini një Përgjigje