
Banorja e Big Brother Vip, Olta është përlotur teksa bisedonte me Qetsorin dhe kujtonte të birin. Ajo ndër të tjera ka thënë se nuk donte që banorët e tjerë ta shihnin teksa ajo qante. Ajo i tha Qetsorit se i vetmi rast që ka qarë është kur ka dalë Amosi nga shtëpia, ndërsa më tej shtoi se e ka mbajtur përbrenda mallin që ka për djalin e saj të vogël.
Në lidhje me këtë, Qetsori, iu përgjigj Oltës se ajo rrezikon që të ftohet emocionalisht, sepse nuk shpreh emocionet për të birin.
Ai i tha se ajo duhet të zgjedhë midis lojës që ka me Luizin, dhe fëmijës së saj.
Sigurisht fjalët e Qetsorit përlotën Oltësn, e cila i tha: Si mund të ftohet zemra e një nëne?
Pjesë nga biseda
Olta: Të bredshmen time nuk e kupton njeri. Unë kam vendosur të mos a nxjerrë. Njëherë qava për shokun tim, Amosin dhe ma kujtojnë akoma. Kur doli video e çunit më çoi në një emocion që nuk e përmblidhja dot. Ose duhet ta përmbledh atë emocion e ta mbaj në një paketë, ose do shpërthejë, dhe unë nuk do qendroj dot më këtu brenda. Unë po shpërtheva gjendjen time emocionale që kam nuk vazhdoj dot këtu.
Qetsor: Ju po rrezikoni të ftoheni.
Olta: Jo çfarë thua, realisht prekem shumë kur e thua këtë. Si mund të ftohet zemra e një nëne?
Qetsor: Po nuk e diskutove, rrezikon të ftohet.Ti i bie të rrezikosh, ose të harrosh fëmijën që mos kesh ndjesi emocionale, ose të harrosh Luizin.
Olta: E kam çengel në kokë, nuk më ikën nga mendja.
Qetsori është munduar ta qetësojë duke i thënë që është normale që ajo preket teksa kujton djalin e saj, të cilin u bë më shumë se 70 ditë që s’e ka parë.
Pak javë më parë Olta tha se është shumë kurioze ta shoh reagimin e djalin e saj teksa ajo shfaqet në televizor.
“Nuk e di si sillet kur më kërkon, se si e kalon kur nuk më sheh në shtëpi. Para se të vija këtu ai pasti një lidhje edhe më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja”, i tregoi ajo Kiarës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje