
Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.
Moderatorja ka shprehur se dëshiron të mos flasë për jetën e saj private, por provat treguan se ajo ishte në një lidhje romantike me Krenarin. Megjithatë, prej kohësh çifti ishte “në hije”, pasi nuk kishim dëgjuar më për ata, madje dyshja kishin kohë që nuk fotografoheshin bashkë, duke nxitur aludime se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.
Por, së fundmi, mediat rozë ka siguruar një foto të çiftit, i cili mori pjesë në dasmën e ylli botëror Lele Pons.
Luana ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pak nga dasma, por asgjë për Krenarin, i cili e shoqëroi në dasmë.
Lele Pons ka kurorëzuar dje në martesë lidhjen e dashurisë me reperin portorikan, Guayanaa. Të pranishëm në dasmë kanë qenë VIP-at më të njohur të botës si Paris Hilton, Camila Cabello, Anitta, Becky G apo Diplo.

Lini një Përgjigje