TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Mars 2023, 10:04

Nuk zhgënjejnë Princi William dhe Kate Middleton, tregojnë anën sportive edhe me kostum e taka

Shkruar nga Pamfleti

Nuk zhgënjejnë Princi William dhe Kate Middleton, tregojnë

Princi William dhe Kate Middleton treguan anën e tyre sportive në një vizitë të fundit në Wales. Çifti ishin atje për të festuar festën kombëtare të vendit, Ditën e Shën Davidit.

Gjatë kësaj vizite, çifti mbretëror përfundoi duke marrë pjesë në një klasë çiklistësh. Ata nuk ishin të veshur tamam për këtë rast sportiv. Princi i Wales-it mbante veshur një kostum, ndërsa gruaja e tij ishte e veshur me një fund. Për më tepër, Kate mbante veshur taka të larta!

Veshjet dhe këpucët jo adapte nuk i ndaluan ata! Dyshja dinamike e përqafoi sfidën me entuziazëm dhe të dy pedaluan sa më shpejt të ishte e mundur.

Përpjekjet e Princit dhe Princeshës së Wales-it u duartrokitën nga të gjithë të pranishmit dhe pati një brohoritje tepër të madhe kur u zbulua se Kate në të vërtetë kishte arritur ta mundte bashkëshortin e saj në këtë lojë.

Kate është e njohur për faktin se nuk i shmanget një sfide. Princesha mahniti fansat mbretërorë pasi luajti volejboll me taka të larta vetëm tre muaj pas lindjes së djalit të saj, princit George.

Kujtojmë se William dhe Kate e fituan titullin Princi dhe Princesha e Wales-it pasi mbretëria kaloi në duart e Mbretit Charles III.

 

princi william kate middleton shen davidi

Lini një Përgjigje