
Mbrëmja nuk kaloi e qetë në ‘Big Brother VIP Albania’. Ermiona Lekbello, nuk dëshironte të dëgjonte bisedat mes Oltës, Maestros dhe Kiarës, të cilët ishin shtrirë pranë saj. Në mes të natës, me tone të larta, ajo kërkoi nga tre banorët që t’i linin këto biseda, madje iu drejtua Maestros duke i thënë se nuk është as Kiara as Olta, duke i kërkuar që t’i fliste mirë.
Më pas, Jona iu drejtua me tone të ashpra edhe Kiarës, e cila ishte duke biseduar me dy banorët e tjerë. Ajo e këshilloi duke e kujtuar se Olta nuk ia do të mirën, jo vetëm asaj, por asnjë banori aty brenda.
“Ju shaheshit dhe tani uleni e bëni muhabet. Ça muhabeti do bëni ju për shembull. Ti, ajo tjetra Dea, Olta, nuk e di sa herë para syve të mi ka dashur të të hedhë poshtë. Mendoni se Olta të do të mirën ty, ajo interesin e vet do. Nuk e shikon si i sulmon gratë, hipokrite, hipokrite janë”- tha Ermiona.
Ermiona: Nuk jam unë as Kiara, as Olta. Palaçon me mua nuk e bën njeri. Ishe një i paedukatë, nëse doje të flisje me të, të shkoje diku tjetër. Ec mi Kiara, ça po mendon se është aleati jot? Apo ajo? Asnjë nuk ke aleat.
Kiara: Po nxitohesh shumë.
Ermiona: Nuk jam Luizi unë. Nuk je në dashuri, jemi në lojë bashkë.
Kiara: Unë nuk jam në lojë tani, po të flas.
Ermiona: Nuk kam shoqe këtu brenda, më lër të fle, boll se na lodhët. Jam këtu duke dëgjuar vuajtjet tuaja. Ja qesh ajo se i bëhet qejfi kur shikon njerëz që grinden, kështu e ke shtëpinë tate, të palumtur? Jeni bërë si gore, nuk ju rri goja. Vetëm vuajtje kjo shtëpi, se na lodhët, na e bëtë jetën këtu brenda më skëterrë se jashtë.
I gjithë diskutimi nisi për shkak të sjelljes së Luizit ndaj Kiarës, gjatë lojës së ‘Vëllait të Madh’. Kjo temë u prek edhe gjatë Prime-it, aty ku Ermiona dhe Eva i dolën në mbrojtje Luizit.
Lini një Përgjigje