
Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezait dhe aktorit Bes Kallakut duket se nuk janë thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, pasi çifti më i përfolur i showbizz-it duket se ka nisur procedurat e divorcit.
Gazetari Labinot Nimani theksoi se madje ata kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale. Nimani tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar situatën në shenjë respekti ndaj fansave.
“Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa medie është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë”, tha ai për “TCH”.
Lini një Përgjigje