
Ronaldo dhe Frenki kanë vallëzuar si Diego dhe Paloma, kanë zbritur në skenën e Dancing With The Stars në një Rumba. Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.
Në total 24 pikë, por moderatori nuk është larguar pa ‘zë’ nga skena, ndërsa ka vendosur të ‘kompensojë’ Oltën për batutën e sanduiçit javën e shkuar dhe pikët e ulëta të kësaj jave me një koment therës.
Ronaldo: Mos ndoshta e kishe vlerësimin për veten tënde si aktore Olta?
Olta: Po shumë mirë bën ai, kur ia ka dhënë Top Channel këtë kohë televizive shumë mirë bën ai, le të shpifi, le të hedhë baltë.
Bora: Ronaldo respekto njerëzit që janë këtu.
Iliri: Unë mendoj që në këtë skenë secili prej jush duhet të ketë qetësinë mendore të respektoni njëri tjetrin. Ti je aty, unë jam këtu dhe mendoj që ti të dalësh për një sanduiç.
Ronaldo: Gjithsesi VIP 9 është kodi. Ju që na doni dhe na mbështesni, mund të rimbursoni pikët që Olta nuk dha.
Lini një Përgjigje