TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2023, 14:57

Pas performancës emocionuese në ‘DWTS’, përloten Ina dhe Olta

Shkruar nga Pamfleti

Pas performancës emocionuese në ‘DWTS’, përloten Ina

Performanca e Ina Kollçakut mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur me emocione të forta. Në thelb qëndronte mesazhi kundër dhunës dhe të drejtat e grave, nën petkun e personazhit “Barbie”.

Pas përfundimit të kërcimit, Ina ishte e përlotur. E teksa nisi të flasë për gratë e dhunuara dhe të drejtat që duhet të gëzojnë gratë dhe vajzat, ajo u emocionua edhe më shumë.

Gjendja emocionale preku menjëherë edhe anëtaren e jurisë, Olta Gixhari, për të cilën konkurrentja tha se, ka përjetuar më së shumti kohët e fundit opionionet negative dhe presionin publik. Të dyja u përqafuan dhe “shpërthyen” në lot.

Për sa i përket performancës, konkurrentja pati probleme me menaxhimin e fustanit, por sërish ia doli ta përfundojë me sukses misionin e kësaj puntate të “Dancing With The Stars”.

 

ina kollcaku performance olta gixhari

Lini një Përgjigje