Ata që kanë mace e dinë mirë sa shumë këto kafshë e duan pavarësinë e tyre, por historia që vjen nga Guadalajara në Meksikë duket se e çon këtë tipar në një nivel krejt tjetër.
Bëhet fjalë për një mace të bardhë dhe gri, e cila për shtatë vite ka bërë një jetë të dyfishtë, duke ndarë kohën, përkëdheljet dhe ushqimin mes dy familjeve që nuk dinin asgjë për njëra-tjetrën.
Historia nis në vitin 2013, kur Rosalinda Ortiz adopton macen dhe e quan Mayo. Që në fillim, ajo shfaq sjellje tipike të një maceje shumë të pavarur, duke u larguar shpesh nga shtëpia dhe duke munguar për orë të tëra, ndonjëherë edhe deri në 48 orë. Megjithatë, ajo gjithmonë kthehej për ushqim dhe përkëdhelje.
E vërteta u zbulua krejt rastësisht në vitin 2020, kur Rosalinda e pa macen e saj pranë një lokali në lagje. Kur e thirri me emrin Mayo, ajo reagoi menjëherë, por pronarët e biznesit mbetën të habitur dhe i shpjeguan se macja jetonte me ta prej vitesh dhe se e njihnin me emrin Pancho.
Në këtë mënyrë u zbulua “jeta e dyfishtë” e maces, e cila kishte arritur të krijonte dy shtëpi, dy identitete dhe dy burime ushqimi pa e kuptuar askush.
Historia e saj u bë shpejt virale në rrjetet sociale, duke ngjallur humor dhe reagime të shumta. Ajo është parë si një shembull i çuditshëm dhe argëtues i natyrës së maceve, të cilat shpesh zgjedhin më shumë se një vend për të jetuar dhe, në këtë rast, më shumë se një familje për t’u përkëdhelur. /Përshtati Pamfleti
Nuk di cte them per Macet , ngaqe jane te ngathta kur i therret , te pabindura dhe aspak te zgjuara..me duket sikur misioni i tyre ne jete eshte vetem te ngreni dhe megjithate gjithnje vetem kerkojne dhe sa here shfaqen me te uritura... As qe krahasohen me Qenin , ne te gjitha kendveshtrimet.