TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Tetor 2025, 08:54

Njiheshin më parë? Albana Bejko bën publike mesazhet që i dërgonte psikiatri

Shkruar nga Pamfleti

Njiheshin më parë? Albana Bejko bën publike mesazhet që i

Moderatorja e sportit Albana Bejko ka bërë publike bisedat që, sipas saj, i dërgonte për muaj me radhë doktori nga Kosova — Behari, me të cilin tashmë është përballur edhe në polici.

Në një postim të fundit dhe gjatë intervistës në emisionin “Goca & Gra”, Albana ka ndarë me publikun mesazhe ku ai i shprehte dashuri obsesive dhe i kërkonte martesë.

“Më shkruante çdo ditë, në çdo rrjet social të mundshëm. Madje më thoshte se duhet të martoheshim. Kam qenë në ankth, ndihesha e kërcënuar,” – është shprehur Bejko.

Moderatorja ka theksuar se përndjekja kishte kaluar çdo kufi, duke e bërë atë të ndihej nën presion të vazhdueshëm psikologjik.

“E kam marrë seriozisht vetëm kur filloi të më ndiqte edhe fizikisht, jo vetëm online. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua,” – shtoi ajo në rrëfim.

Ngjarja vijon të jetë ndër më të përfolurat e momentit në showbiz-in shqiptar, ndërsa dalja e mesazheve pritet të hedhë më shumë dritë mbi raportin e vërtetë mes Bejkos dhe doktorit kosovar.

Prokurori ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga burgu 302 në Tiranë të mjekut psikiatër Behar Kamberi, i cili u arrestua për përndjekje ndaj moderatores sportive Albana Bejko.

Sipas organit të akuzës, arrestimi i Kamberit nga policia është vlerësuar i paligjshëm.

Mjeku 42-vjeçar nga Kosova dyshohej se kishte ndjekur vazhdimisht moderatoren, duke u shfaqur shpesh pranë banesës së saj, çka kishte shkaktuar shqetësim të madh tek ajo.

Moderatorja kishte bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku Kamberi u ftua të paraqitej. Në momentin që mbërriti, oficerët e Komisariatit Nr.2 ndërhynë dhe kryen arrestimin e tij.

Në dosjen hetimore janë përfshirë disa mesazhe të dërguara nga mjeku, ku ai shprehte ndjenja ndaj moderatores me fraza si:

“Të dua, dua të martohem me ty”

“Kam ardhur nga Kosova vetëm për të të parë”.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës i ka vlerësuar këto mesazhe si komunikim i zakonshëm sentimental dhe jo si kërcënim apo kanosje që cënonte sigurinë e moderatores.

Në këtë bazë, u urdhërua lirimi i menjëhershëm i Kamberit, ndërsa hetimi do të vazhdojë në gjendje të lirë.

Gjatë dëshmisë në polici, mjeku psikiatër ka deklaruar mes lotëve se kishte ardhur në Tiranë vetëm për të shprehur ndjenjat ndaj Bejkos dhe se nuk e kishte kërcënuar asnjëherë.

“Nuk është e drejtë të jem në burg vetëm pse kam pëlqyer një vajzë”, – është shprehur ai.

Kamberi dhe Bejko njiheshin më parë dhe kishin një raport miqësor. Ata janë parë bashkë në stadiume, pasi ndajnë të njëjtin pasion për futbollin.

Por ndjenjat e mjekut duket se u kthyen në një dashuri të njëanshme, që kaloi kufijtë e arsyes.

Megjithëse rasti në Shqipëri është cilësuar si i “lehtë”, burime nga Kosova bëjnë të ditur se mjeku është denoncuar edhe më parë për përndjekje, për sjellje këmbëngulëse dhe të padëshiruar ndaj vajzave.

Në rrethin e mjekëve, ai përshkruhet si një person që ka shfaqur disa herë obsesione të ngjashme, pa pasur megjithatë precedentë penalë për sulm fizik apo seksual.

Njiheshin më parë? Albana Bejko bën publike mesazhet që i Njiheshin më parë? Albana Bejko bën publike mesazhet që i Njiheshin më parë? Albana Bejko bën publike mesazhet që i

psikiatri mesazhe albana kamberi

Lini një Përgjigje