TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Korrik 2025, 10:17

Një ‘hap’ drejt pajtimit, mbreti Charles dhe princi Harry në një takim sekret

Shkruar nga Pamfleti

Një ‘hap’ drejt pajtimit, mbreti Charles dhe princi Harry

Ndihmësit e lartë të Mbretit Charles dhe Princit Harry kanë zhvilluar një takim sekret, në një veprim që sugjeron se të dyja palët janë të etura ta lënë pas përçarjen e shkaktuar nga largimi i Dukës së Sussex dhe Meghan Markle nga rolet e tyre të larta dhe zhvendosja në Amerikë. Takimi u zhvillua në një klub privat pranë Clarence House, rezidencës mbretërore në Londër. Daily Mail citon burime të cilat thonë se “takimi” sekret ishte hapi i parë në një proces “ri-angazhimi” për të riparuar marrëdhënien e Princit Harry dhe gruas së tij me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Takimi u zhvillua në Ligën Mbretërore Overseas (ROSL), një klub që promovon miqësinë ndërkombëtare dhe në të cilin vetë mbreti është mbështetës . Ende nuk dihet se kush e mori iniciativën, por shihet si një sinjal se të dyja palët duan të zbutin mosmarrëveshjet e tyre.

“Ka ende shumë për të bërë, por për herë të parë në vite ka një kanal të hapur komunikimi”, tha një burim. “Nuk kishte axhendë zyrtare, ishte më shumë një pije për t’u relaksuar. Të dyja palët kishin gjëra për të thënë.”

Kush ishte në tavolinë?

Për Harry-n, në takim mori pjesë Meredith Maines, drejtoresha e tij e komunikimit, e cila fluturoi nga Los Angeles në Londër me menaxherin e ekipit të marrëdhënieve me publikun të çiftit, Liam Maguire.

Sekretari i komunikimit i Mbretit Charles, Tobin Andreu, u ul në tavolinë, duke mbërritur me një dhuratë nga Berry Bros & Rudd, tregtari historik i pijeve që ka furnizuar familjen mbretërore që nga viti 1760.

Të tre u panë duke biseduar fillimisht në tarracën e klubit me pamje nga Green Park, përpara se të hynin brenda për të vazhduar bisedën. “Ishte vetëm hapi i parë drejt pajtimit midis Harry-t dhe babait të tij”, komentoi një burim, “por të paktën është një hap në drejtimin e duhur”.

mbreti charles takim sekret princi harry

Lini një Përgjigje