TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Korrik 2025, 10:03

Laert Vasilit nuk i ‘del e keqja’ me Gjestin: U shpall përfaqësues i një epoke të re në media një individ me formim minimal

Shkruar nga Pamfleti

Laert Vasilit nuk i ‘del e keqja’ me Gjestin: U shpall

Laert Vasili i mëshon sërish idesë së tij se Gjesti nuk ishte i duhuri për të fituar Big Brother-in. Ai shprehu në një intervistë të fundit zhgënjimin e tij, duke vënë në dyshim vlerat që promovohen në formatin e ndjekur masivisht dhe figurat që shoqëria sot zgjedh ta përfaqësojnë.

Aktori kritikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë faktin që një person me formim minimal dhe pa përfaqësim kulturor ose intelektual, mund të shpallet simbol apo përfaqësues i një epoke të re në media.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë…futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik!”, deklaroi aktori.

Duke shkuar më tek, ai e cilësoi këtë si tregues të qartë të një krize të thellë në shoqëri: Shoqria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,”-u shpreh ai me gjithë sinqeritetin që e karakterizon.

laert vasili gjesti

Lini një Përgjigje