
Vjena është qyteti më i mirë për të jetuar në të gjithë botën. Kryeqyteti austriak mbetet në krye të renditjes së Economist Intelligence Unit, një institut kërkimor i lidhur me revistën The Economist.
Protestat për reformat e pensioneve në Francë bënë që qytetet e saj të bien në renditje, shpjegojnë autorët e studimit. Kështu Parisi ra nga vendi i 19-të në vitin 2022 në i 24-ti në 2023-ën, Lyon-i nga vendi 25-të në të 30-tën.
Londra zë vendin e 46-të në 2023, Nju Jorku i 69-ti. Pas Vjenës, vjen Kopehageni, më pas Meburni, Syndey, etj.
Në vitin 2023, në të gjitha qytetet e studiuara, indeksi mesatar i cilësisë së jetës arrin nivelin më të lartë në pesëmbëdhjetë vjet, veçanërisht në aspektin shëndetësor, arsimor dhe kulturor, pas përfundimit të masave kufizuese të lidhura me pandeminë.
1. Vienna, Austria
2. Copenhagen, Denmark
3. Melbourne, Australia
4. Sydney, Australia
5. Vancouver, Canada
6. Zurich, Sëitzerland
7. Calgary, Canada
7. Geneva, Switzerland
9. Toronto, Canada
10. Osaka, Japan
10. Auckland, New Zealand
Lini një Përgjigje