
Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi mesa duket i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga vetë çifti, ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Për të mos mjaftuar kjo, Grezda dhe Abazi i kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale të gjitha fotot që kanë pasur së bashku.

Çifti kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre, megjithëse presim të shikojmë nëse marrëdhënia e tyre është me të vërtetë në krizë, apo të gjithën po e bëjnë për show.

Kujtojmë se në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Çifti sollën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.

Lini një Përgjigje