
Të papriturat nuk kanë fund në Big Brother VIP.
Në spektaklin e radhës, dy banorë të rinj do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Liam Mandiaro do të jetë njëri prej tyre që do të nisë garën për çmimin e madh këtë të shtunë. Ai provon për herë të dytë këtë eksperiencë, pas asaj në “Big Brother 5”.
Këtë herë si personazh VIP, ai do të tentojë të bëjë për vete publikun, për të siguruar qëndrim sa më të gjatë në shtëpinë e “BBV”.
Ndërkohë, të shtunën e kaluar, tri banorë të tjerë u bënë pjesë e shtëpisë, Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Forte.

Lini një Përgjigje