TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shkurt 2024, 15:48

Zbulohet ngjashmëria e këngës artistes ndërkombëtare me atë të “Spirit Voice”, Soni Malaj: Ia falim Dua Lipës

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet ngjashmëria e këngës artistes ndërkombëtare me

Një tiktok-er ishte ai që ka vënë në dukje ngjashmërinë që ka kënga e Dua Lipa-s, ‘Dance The Night’ me atë të grupit ‘Spirit Voice’,‘Fouristrada’, pjesë e të cilit ishte dhe Soni Malaj, një projekt ky që është lancuar shumë kohë më parë.

Atë ngjashmëri e ka konfirmuar dhe vetë Soni Malaj, e cila e ka ripublikuar postimin e tiktokerit, ku janë bashkë të dyja këngët dhe dëgjohet qartë melodia e tyre.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për emisionin ‘E diela jonë’, Soni është pyetur lidhur me marrjen e të drejtave nga Dua Lipa për përdorimin e elementëve të këngës së saj e ndërsa Soni ka thënë: ‘Ia falim dua Lipës, çfarë do? Do ndonjë këngë tjetër ia falim.’

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SONI MALAJ ???? (@soni_malaj)

soni malaj fuoristrada dua lipa

Lini një Përgjigje