
Ish-futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda është në qendër të vëmendjes në mediat rozë, për shkak të aludimeve për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip 4.

Por jo vetëm kaq, ai gjithashtu u akuzua së fundmi nga ish-partnerja, Ajsel Abazi, se nuk e ndihmon në rritjen e fëmijës.

“Si po shkon deri tani bashkëprindërimi?”, është pyetur ajo nga ndjekësit në një ‘Ask me a question’.

Në përgjigjen e saj, Ajsel tha: Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”.

Për të mos mjaftuar këto, Grezda ka postuar së fundi një foto nga Dubai, ku krah tij shfaqet një vajzë, e cila nuk duket e plotë, por që dyshohet të jetë e dashura e tij e re.

Mesa duket ai po shijon ditët e fundit të ‘lirisë’, para futjes në shtëpinë e Big Brother Vip 4 më 21 dhjetor.


Lini një Përgjigje