TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2023, 11:29

Ndihet i rrezikuar, Ronaldo puth Jorin e Dean për të dhuruar show

Shkruar nga Pamfleti

Ndihet i rrezikuar, Ronaldo puth Jorin e Dean për të dhuruar show

Gjatë mbrëmjes së djeshme pati dy largime nga shtëpia, njëri prej të cilëve ishte vullnetar. Ishte largimi i Gertit, si vullnet i publikut dhe largimi i Lorencit, i cili kërkoi me vullnet të plotë të linte shtëpinë e famshme.

Falë zarfit të kuq, Nitës iu dha e drejta të nominonte katër banorë dhe ajo emëroi të rifuturit në shtëpi për herë të dytë. E mes Kiarës, Efit, Bledit dhe Ronaldos, ky i fundit ndihet më i rrezikuar. Moderatori mesa duket është shumë i dhënë pas lojës së Big Brother dhe kërkon me çdo kusht të qëndrojë, ndaj për të dhuruar show, ka puthur Jorin dhe Dean në ambientin e koridorit, në sy të banorëve të tjerë.  

Nuk e dimë, nëse kjo strategji ‘kap e puth çfarë të del para’ do funksionojë për Ronaldon ambicioz. /Pamfleti

 

ronaldo puthje dea jori

Lini një Përgjigje